Punëtorët nga vendet e tjera të BE-së kanë pasur rol kyç në rritjen e prodhimit ekonomik të Gjermanisë për periudhën e viteve 2011-2016.

Një studim i “Think Tank-ut” i “German Institute for Economic Research” me seli ne gjermani tregon se emigrantet nga pjese te ndryshme te bllokut I kane shtuar 0.2% rritjes të përvitshme të GDP-së.

Kontributi i tyre në ekonominë gjermane në përgjithësi ka qenë veçanërisht i ndjeshëm në 2015-tën, pasojë direkte e një fluksi punëtorësh të kualifikuar mbi mesataren. Të dhënat tregojnë se nga vitit 2011 deri në 2015-tën, në Gjermani hynë gati 5,1 milionë emigrantë, shifër kjo që i atribuohet vendosjes së lëvizjes së lirë të mallrave dhe krahut të punës për shumicën e vendeve të bllokut.

Që prej 2014-tës, këto rregulla u aplikuan dhe për emigrantët nga Rumania, Bullgaria e Kroacia, dhe një vit më vonë erdhi bum-i i kontributit.

Shumë prej atyre që iu drejtuan Gjermanisë për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike në vendet e veta, ishin të rinj dhe të kualifikuar, e kjo duket ka pasur ndikim, duke i ardhur praktikisht në ndihmë vendit për të menaxhuar më mirë pasojat e plakjes se popullsisë, të reflektuara edhe tek tregu i punës.

Top Channel