Kongresi i CDU-së zhvillohet pas 6 javësh ne Hamburg dhe pikëpyetja më e madhe tani është kush do ta pasojë Angela Merkelin në krye të unionit kristian-demokrat. Largimi i beftë i saj pas 18 vjetësh drejtimi të partisë krijon pështjellim.

Por duket humbjet se masive në zgjedhjet për parlamentin të Hesenit e binden kancelaren se lënia e pushtetit në CDU mund të ndihmojё në stabilizimin e ndoshta edhe shpëtimin e qeverisë së vet të çalë. Merkel deklaroi se është koha për një kapitull të ri.

E para që paraqiti kandidaturën për drejtimin e kësaj force politike ishte sekretarja e përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, e konsideruar gjerësisht si njeri i besuar i Merkelit.

Puna mes tyre do të funksiononte mjaft mirë duke qenë se janë dhe mikesha. Ndryshe do të ndodhë, thotë DW, nëse frerët e unionit i merr ndonjëri nga kandidatët e tjerë. Postin e kreut të partisë e synon edhe Jens Spahn, aktualisht ministër shëndetësie. 38-vjeçari konsiderohet prej kohësh një kritik i Merkelit – dhe zëdhënes për të gjithë ata në parti, që mendojnë se nën drejtimin e saj, CDU-ja ka marrё një profil socialdemokrat.

Në lojë është edhe juristi 62 vjeçar Friedrich Merz, një tjetër kritik gjuhëmprehtë i Merkelit. Merz në vitet 2000 deri më 2002 kryesonte grupin parlamentar të CDU-së dhe CSU-së – derisa Merkeli e spostoi nga ky post.

Inatet, pra, janë të vjetra. shumë vëzhgues e konsiderojnë Merzin si figurën drejtuese të konservatorёve në parti dhe ai vetë është shprehur i gatshëm të kandidojë.

Top Channel