Organizata “Omonia”, me anë të një deklarate, shpreh pikëllimin e saj për ekzekutimin e Konstantinos Kaçifës.

“Minoriteti etnik grek është i shqetësuar për ngjarjen e rëndë, që u shoqërua me kulmin e propagandës antigreke”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.

“Sipas vlerësimeve të para, forcat policore, duke anashkaluar rregullat e paralizimit të personit të vetmuar, finalizuan ekzekutimin e tij”, shton deklarata.

Është e rëndësishme, thuhet në deklaratë, të referohet se të gjitha ngjarjet ndodhën ndërkohë që vazhdonin veprimtaritë për Evenimentin Kombëtar të JO-së greke dhe në Ceremoninë Përkujtimore në Bularat ekzistonte përfaqësim zyrtar i Qeverive Shqiptare dhe Greke.

“Natyrisht nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje të shkeljes të së drejtës bazë të njeriut, që është e drejta e jetës. Bëhet fjalë për një klimë të tërë të dhunës psikologjike që ushtrohet kundër Minoritetit Etnik Grek. Shpresojmë që e gjithë klima antigreke që parapërgatitej nga propaganda që në çastin e parë të përplasjes verbale të të ndjerit me policinë vendore, apelet e menjëhershme të partive dhe të organizatave antigreke, por edhe përpjekja plot agoni për ndryshimin e agjendës politike në Tiranë, të mos jenë arsyet qe ndikuan në sjelljen e forcave policore që mbërritën nga kryeqyteti”, thuhet në deklaratë.

Në mbyllje, në deklaratë lexohet: “Mesazhi për Minoritetin Etnik Grek që jeton në trojet e veta dhe për qindra miqtë që sot kanë ardhur nga Greqia është fatkeqësish i zymtë. Por ne, të bashkuar në OMONIA, do të vazhdojmë qëndresën dhe nuk do të përkulemi në denoncimin e padrejtësisë, pavarësisht presionit të ashpër që ushtrohet nga mjetet e komunikimit publik, të cilat funksionojnë si benzinë për zjarrin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA