Napoli barazoi në sekondat e fundit ndaj Romës dhe i largohet Juventusit.

Napoli barazoi në sekondat e fundit ndaj Romës dhe i largohet Juventusit.

Skuadra e Ancelotti e dominoi takimin e luajtur në “San Paolo”, por arriti të merrte vetëm 1 pikë në sekondat e fundit të takimit.

Tashmë, Napoli e sheh veten 6 pikë larg bardhezinjve kryesues të Serisë A.

Golat e ndeshjes u shënuan nga El Sharaawy për Romën dhe Dries Mertens për Napolin.

Gjithsesi, Carlo Ancelotti, trajner i Napolit, deklaroi se ishte krenar për skuadrën e tij.

“Erdhëm pas një ndeshjeje ndaj PSG dhe kur luan takime të tilla gjithmonë ka një rënie të përqendrimit, por sot jam krenar për paraqitjen e ekipit”, u shpreh Ancelotti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA