Champions League 2026-2027, ja 36 skuadrat pjesëmarrëse sipas ‘Football Rankings’; 4 ekipe e kanë të siguruar vendin 08/04 18:05
Leicester konfirmoi mbrëmjen e së dielës, nëpërmjet një komunikate për shtyp, vdekjen e Vichai Srivaddhanaprabha, President dhe pronar i klubit.
Manjati humbi jetën në një aksident me helikopter ditën e shtunë, në momentin kur po largohej nga “King Power Stadium” pas ndeshjes Leicester-West Ham.
Helikopteri humbi kontrollin pasi u ngrit dhe u përplas në parkingun e punonjësve të klubit.
Kur Leicester luante në shtëpi, 61-vjeçari Srivaddhanaprabha e kishte zakon që të vinte dhe të largohej me helikopter nga stadiumi.
Në aksident humbën jetën edhe 4 personat që e shoqëronin pronarin e klubit anglez.
Top Channel