Në Bularat kanë mbërritur mëse 100 persona nga Greqia, në pritje të varrimit të 35-vjeçarit që u vra një ditë më parë.

Varrimi që do të bëhej pasditen e së hënës është shtyrë për të martën, në pritje të përfundimit të procedurave dhe sqarimit të pretendimeve të familjarëve të viktimës.

Ekspertizë greke ka kërkuar kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, gjatë vizitës në fshat, i cili e quajti ndërhyjen joprofesionale: “Dëshirojmë të theksojmë thirrjen tonë për gjakftohtësi dhe vendosmëri që këto çështje duhet zbardhur në të gjitha detajet dhe me gjithë transparencën e mundshme. Ka shumë pikëpyetje si nisi konflikti, nga u provokua. Cilat ishin rrethanat, nga kush u mor vendimi për të dhënë një zgjidhje fatale në një kohë që ekziston dhe alternativa të tjera siç na kanë thënë ekspertët që jemi konsultuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA