Saimir Tahiri kishte njoftuar një konferencë për shtyp paraditen e të shtunës të cilën më pas e anuloi. Ai arriti gjithsesi të bëhej pjesë e lajmeve, me informacionin ndoshta më ironik të javës. Ndonëse po hetohet për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal, ish-ministri i Brendshëm ka vendosur të hapë një biznes të ri, duke u bërë pjesë e botës së medias.

Akoma më interesant është emri i subjektit të regjistruar prej tij në Qendrën Kombëtare të Biznesit, i titulluar “Zëri i Popullit”. Dikur organ zyrtar i Partisë Socialiste, me ardhjen e Ramës në pushtet gazeta u konsiderua si një formë komunikimi tashmë e tejkaluar dhe u mbyll. Saimir Tahiri që deri në momentin e largimit nga PS ishte kreu i degës më të madhe, asaj të Tiranës, duket se ka vendosur ta ringjallë Zërin e Popullit, ndonëse në formën e një mediumi private.

Data zyrtare e regjistrimit është 13 shtatori 2018. Kolegu Tahiri deklaron se vlera e kapitalit është 100 mijë lekë të reja dhe ai është i vetmi pronar. Në objektin e aktivitetit të tij saktësohet “Media elektronike dhe e shkruar”, duke lënë të nënkuptohet se gjasat janë që Zërin e Popullit të Saimir Tahirit do të mund ta gjeni edhe të printuar më kioskat ku blini gazetën në mëngjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA