Pas dy gabimeve trashanike ndaj Atletico Madrid, De Gea del në mbrojtje të portierit të Tottenham
Klubet elitare të futbollit europian janë përfshirë në bisedime sekrete për të kombinuar forcat mes tyre, e për t’i dhënë fund shantazheve nga lojtarët dhe agjentët, për çështjet financiare. Sporti më popullor i planetit kurrë nuk ka tërhequr kaq para sa në dekadën e fundit, por pavarësisht rritjes së të ardhurave dhe sponsorizimeve, një pjesë e madhe shkon jashtë kësaj loje.
1.5 miliardë euro u shpenzua për pagesat e agjentëve të futbollistëve në kontinentin europian në vitin 2017, dhe kjo do rritet ndjeshëm këtë vit. Shqetësimi në rritje për ata që ndërmjetësojnë transferimet e bujshme, arrin ndonjëherë deri në kufijtë e shantazhit, duke i detyruar klubet të dorëzohen përballë shifrave qesharake.
Negociatat e nisura këtë muaj mes klubeve europiane nuk zbulojnë shumë detaje, por Arsenal dhe Mancester Junaitid janë mes klubeve kryesore, dhe këtë e treguan me kontratat e Aron ramsi dhe David De Geas. Dy futbollistët në fjalë kërkojnë shuma të majme për të qëndruar, i pari u refuzua ndërsa i dyti do të lihet të skadojë akordi, nëse nuk rinovon.
Djajtë e Kuq i paguajnë gjithashtu Aleksis Sancez 500 mijë Paund në javë, shifër e konsideruar jashtë logjike. Klubet prite të firmosin një pakt mes tyre për të mos rënë pre’ e agjentëve dhe lojtarëve, në kërkesat multimilionëshe që kanë tërhequr dhe vëmendjen e FIFA-s.
Top Channel