Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas ndeshjes Leicester City-West Ham United.

Helikopteri i pronarit të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha, është rrëzuar në parkingun e stadiumit “King Power” pas ndeshjes.

Pas rrëzimit helikopteri ka marrë flakë, por ende nuk dihet nëse numri një i klubit anglez ishte brenda tij. Helikopteri ka dal nga kontrolli pak metra pas ngritjes dhe raportimet e para thonë se kishte problem teknik në pjesën e pasme.

Në rrjete sociale janë publikuar disa fotografi ku shikohet se helikopteri kishte marrë flakë dhe kjo vetëm sa ka shtuar panikun. Vichai Srivaddhanaprabha është biznesmen nga Tajlanda, në shkurtin e 2011 bleu “Dhelprat” dhe pas investimeve të mëdha, skuadra e tij fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin 2016/17.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel