Kreu i emigracionit në SHBA: Duhet ‘një jetë njeriu’ për të deportuar të gjithë emigratët kriminelë nga New York (fotot)
23/11 21:40
Një pjesë e murit të famshëm të Donald Trump u prezantua për herë të parë për publikun, por pati një problem: nuk është mur. Është gardh.
Presidenti amerikan e ka shprehur shumë herë dëshirën për të ndërtuar një “mur të madh e të bukur” përgjatë kufirit me Meksikën.
Megjithatë, ajo që është quajtur nga administrata e presidentit “plotësimi i fazës së parë të murit”, është një gardh i lartë.
Prezantimi bëhet ndërkohë që nëpër Meksikë po marshon një karvan me ndoshta 7000 emigrantë nga Hondurasi e vende të tjera, të cilët janë të vendosur të futen në SHBA.
Prej kësaj situate, Pentagoni ka miratuar kërkesën për të dërguar rreth 800 trupa ushtarakë në kufi.
Top Channel