Marc Marquez nuk di të ndalet. Me kohën 1 minutë, 29 sekonda e 199 të mijtat spanjolli i Hondës, që javën e kaluar u shpall kampion botë në Moto GP, do të niset i pari në Çmimin e Madh të Australisë.
Nga vija e parë edhe Maverick Vinales i Yamahas dhe Johann Zarco me Tech3, ndërsa Andrea Iannone me Suzukin duhet të kënaqet me kohën e katërt më të mirë. Në vijën e dytë me vendin e pestë dhe të gjashtë do të rreshtohen gjithashtu Alex Rins dhe australiani Jack Miller. Valentino Rossi regjistroi vetëm kohën e shtatë më të mirë Danilo Petruccit.
Provë jopozitive për Andrea Dovizioso, që në Çmimin e Madh te Australisë niset nga vendi nëntë. Objektivi i italianit është të mbrojë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme për pilotë.
Top Channel