Gjeneral Sandër Lleshi, ministri i ri i Brendshëm
27/10/2018 08:46
Kryeministri Edi Rama teksa ka njoftuar pranimin e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, ka treguar edhe emrin që e zëvendëson në këtë post.
Gjeneral Sandër Lleshi do të jetë emri i ri që do të drejtojë ministrinë e Brendshme bën me dije Rama, duke publikuar edhe propozimin e tij të firmosur dërguar Presidentit Meta.
Aktualisht Sandër Lleshi është këshilltar i kryeministrit Rama për çështjet e sigurisë.
“Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama në postimin e tij.
Top Channel