“Projekti Liria”/ Trump i hap rrugë operacionit të ri në Hormuz, mundëson kalim të sigurt për anijet e vogla që nuk janë të përfshira në konflikt 03/05 22:56
Facebook njoftoi gjatë ditës së sotme se fshiu disa llogari të rreme, të hapura në Iran, por me emra personazhesh të famshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota.
Këto faqe fansash shkonin në më tepër se një milion ndjekës në total dhe përdoreshin për të publikuar postime të rreme, ku etiketohej dhe shahej presidenti Donald Trump.
Thuajse të gjitha postimet sponsorizoheshin edhe me shuma deri në 100 dollarë, ndërsa është vërtetuar tashmë se këto faqe ishin hapur dhe menaxhoheshin nga Teherani.
Ende nuk dihet nëse ka pasur lidhje qeveria vendase në këtë fushatë, apo qëllimi I vërtetë I saj, por Facebook ka reaguar menjëherë, për të luftuar dezinformimin në platformën e tij.
Top Channel