Në të njëjtën mënyrë siç u arratis nga Arsenali, Alexis Sanchez kërkon tani të provojë një aventurë të re jashtë Premier League.
Sulmuesi kilian po shpreson që Paris SG t’i ofrojë një rrugë arratie në merkaton e janarit, për t’u larguar nga Manchester United vetëm 9 muaj pas nënshkrimit të kontratës faraonike, nga e cila përfiton 500 mijë paund në javë.
29-vjeçari nuk po përjeton një moment të mirë te Manchester United dhe, pasi humbi vendin në formacion dhe u kritikua publikisht nga trajneri Mourinho, tani do të sakrifikojë pagën e tij të majme për të provuar të luajë në “Parc des Princes”.
Alexis Sanchez udhëzoi përfaqësuesit e tij të kërkojnë ekipe potenciale që në merkaton e dimrit, e ofertat nuk mungojnë.
Por, vetëm kampionët e Francës janë mes ekipeve të interesuara dhe në gjendje të sakrifikojnë ekonomikisht për futbollistin kilian.
Sanchez ka shënuar vetëm 3 gola në Premier Leaguen angleze me Manchester United. Por, “djajtë e kuq” shpresojnë të paktën të fitojnë një çek të majmë nga sulmuesi latin, me të cilin firmosën për thuajse asgjë, si pjesë e një shkëmbimi me Mkhitaryan gati një vit më parë.
Top Channel