SPAK godet kartelin e kokainës/ Nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë dhe 16 të pandehur për trafik ndërkombëtar Katastrofat ekologjike në Shqipëri nuk ndodhin vetëm për shkak të mbetjeve që nuk përpunohen, por një ndër masakruesit e heshtur të mjedisit janë edhe mbetjet e industrisë që derdhen në lumenj.
Disa pamje janë filmuar jo shumë larg hidrovorit të Bedatit, në vendin ku “emisari”, siç njihet kanali i madh që mbledh ujërat e të gjitha kanaleve të Divjakës, derdhet në det.
Peshkatarët thonë se peshqit kanë ngordhur për shkak të derdhjes së mbetjeve të prodhimit të vajit të ullirit nga fabrikat e Lushnjes e Divjakës dhe se ndotja tani është më e madhe sesa kurrë.
Mbetjet e fabrikave të vajit të ullirit hidhen në kanalin e madh, kryesisht gjatë natës dhe në fshehtësi.
Peshqit e ujërave të ëmbla nuk u rezistojnë dot lëndëve kimike dhe kjo ndodh çdo vit përgjatë muajit të vjeljes dhe përpunimit të ullinjve në fabrikat e Lushnjes dhe Divjakës.
Mungesa e kontrolleve e ka përkeqësuar situatën çdo vit e më shumë, e vetëm përfundimi i procesit të prodhimit të vajit të ullirit i kthen pastërtinë ujit të kanalit, ndërsa rrjedha me substanca të dëmshme përfundon në det, ku nis një tjetër cikël ndotjeje.
Top Channel