
Hapet “Tirana Training Center”, Rama thirrje të rinjve: Trokisni në këto dyer dhe aplikoni për programet
28/01 11:39
Regjisori Martin Scorsese dhe aktori Leonardo DiCaprio do të bashkëpunojnë sërish për një film të ri.
“Killers of the Flower Moon” do të titullohet projekti i ri i gjigantëve të kinematografisë. Scorsese do fillojë punën me filmin pasi të mbarojë xhirimet për dramën “The Irishman”.
Scorsese dhe DiCaprio kanë qenë së bashku në 6 filma: “Gangs of New York”, “The Aviator”, “The Departed”, “Shutter Island” dhe “The Wolf of Wall Street”.
Skenari i filmit është shkruar nga Eric Roth, fitues i çmimit Oscar.
Top Channel