Autoriteti i konkurrencës ka nisur një hetim të përgjithshëm në sektorin e shërbimit spitalor për të parë nëse në këtë treg ka ngurtësim të çmimeve ose rrethana të tjera që kufizojnë apo shtrembërojnë konkurrencën.

Autoriteti i konkurrencës po kryen një hetim të përgjithshëm në sektorin e Shërbimit Spitalor për të parë nëse në këtë treg ka ngurtësim të çmimeve ose rrethana të tjera që kufizojnë apo shtrembërojnë konkurrencën.

Hetimi përfshin si sektorin publik ashtu edhe atë privat dhe përfshin periudhën kohore nga nga 1 janari i 2016 deri në 30 shtator 2018. Vendimi i autoritetin vjen pasi është bërë një analizë paraprake.

Elementi kryesor në këtë analizë ishte vlerësimi i koncesioneve ai check up, sterilizmit dhe hemodializes, duke analizuar llojet e shërbimeve të përfshirë në këtë formë shërbimi, efektet ne nivelin e cilësisë si dhe ndikimin qe kane sjelle ne konkurrencën në treg këto kontrata.

Në lidhje më çështjen e konkurrencës nëpërmjet sistemeve të referimit dhe ofrimit të shërbimeve u konstatua se Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor financon katër paketa shërbimesh; paketën e shërbimit të dializës, paketën e shërbimit te kardiologjisë, paketat e shërbimit të transplantit të veshkës dhe paketën e shërbimit të implantit koklear.

Përfituesi me i madh i fondeve buxhetore është QSUT dhe Spitali Amerikan. Të dy këta ofrues ofrojnë të njëjtat shërbime, por referuar numrit të rasteve të trajtuara vihet re qartë që Spitali Amerikan është i orientuar drejt shërbimit të dializës, kurse QSUT drejt shërbimeve të kontrollit të zemrës. Shërbimi i transplantit të veshkës është ofruar vetëm nga Spitali Amerikan.

Në lidhje me vlerësimin e përqendrimeve të tregut, apo marrëveshjet vertikale dhe horizontale mes spitaleve privatë, rezulton se Spitali Amerikan është përfituesi i 15% të shoqërisë DiaVita SHPK, shoqëri e kontraktuar në shërbimin e dializës nëpërmjet kontratës së koncesionit. Autoritet, gjykon se pjesa e madhe e tregut në shërbimin e dializës së Spitalit Amerikan mund të jetë e influencuar nga struktura aksionare mes dy shoqërive dhe niveli i ndikimit të kësaj mbivendosje aksionesh kërkon një analizë më të thelluar të kontratës së koncesionit dhe impaktit në treg të saj.

Pas vlerësim të gjetjeve, është e vështirë të konkludohet për konkurrencën në shërbimin shëndetësor pasi çështjet e mësipërme kanë nevojë për një trajtim më të thelluar dhe më gjithëpërfshirës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA