Përmbytjet marrin para autobusin e shkollës, humbin jetën mbi 14 nxënës e mësues

25/10/2018 23:37

Një autobus me 37 nxënës dhe 7 mësues u përfshi nga një përmbytje në një luginë pranë detit të vdekur në Jordani, duke shkaktuar disa viktima.

Nxënësit dhe mësuesit ishin duke shkuar në ekskursion, në një zonë turistike, teksa u përfshinë nga përmbytja, ndërsa deri tani raportohen të paktën 14 të vdekur, nxënës dhe mësues.

Shumë persona u shpëtuan në një operacion që përfshinte helikopterë dhe trupa ushtarake, tha shefi i policisë, gjenerali Farid al Sharaa për televizionin shtetëror. Disa prej të shpëtuarve janë në gjendje të rëndë.

Qindra familje dhe të afërm udhëtuan drejt spitalit në Shounah, disa kilometra nga zona turistike, të cilëve u është kërkuar ndihmë për të identifikuar të afërmit e tyre mes viktimave, ndërsa bilanci pritet të përkeqësohet, sipas autoriteteve.

Top Channel