Pas humbjes ndaj Interit në derbi, Milani ka pësuar edhe një tjetër disfatë përballë tifozëve të tij në “San Siro”, duke u mundur 1-2 nga Betis.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të dobët, ndërsa ishin në disavantazh që në minutën e 30, pasi për spanjollët shënoi Sanabria.

Kur të gjithë prisnin reagimin e kuqezinjve në pjesën e dytë, Betis gjen edhe golin e dytë, këtë herë me Lo Celso.

Në fund, për Milanin golin e vetëm e shënoi i përhershmi Cutrone, por vetëm kaq pasi nuk kishte më kohë për reagim.

Me këtë humbje, kuqezinjtë lënë i lënë vendin e parë në grup spanjollëve të Betis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA