Pas dy gabimeve trashanike ndaj Atletico Madrid, De Gea del në mbrojtje të portierit të Tottenham
Lazio arriti të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në “Velodrome”, të Marseille, ku mposhti vendasit me rezultatin 1-3, falë golave të Wallace, Caicedo e Marusiç, kundrejt atij të Payet për francezët, dhe hodhi një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit.
Në të njëjtin grup, Eintrachti i Frankfurtit mposhti 2-0 qipriotët e Apollonit, duke shkuar në krye të renditjes me 9 pikë, e ndjekur nga Lazio me 6 dhe Marseille me një pikë, me francezët që janë tashmë në prag të eliminimit.
Loftus-Cheek “shpërtheu” në “Stamford Bridge” dhe shënoi 3 herë duke i dhënë Chelseat fitoren 3-1 ndaj Bate Borisovit dhe duke merituar të marrë topin e sfidës në shtëpi, ndërsa në të njëjtin grup, hungarezët e Mol Vidit befasuan Paokun, duke e mposhtur me rezultatin 0-2 në Selanik.
Sevilla ka mposhtur me rezultatin e thellë 6-0 turqit e Akhisarit, në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues, ndërsa po me “shi” golash triumfoi edhe skuadra tjetër spanjolle, Villareali, që fitoi 5-0 sfidën ndaj austriakëve të Rapidit të Vjenës.
Në sfidat e tjera, Rangers nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj rusëve të Spartakut të Moskës, ndërsa sulmuesi shqiptar Eros Grezda luajti rreth 25 minuta. Befasinë e mbrëmjes e bënë belgët e Genkut, që fituan në Turqi ndaj Besiktasit me rezultatin 2-4.
Top Channel