Julen Lopetegui duket se i ka orët e numëruara në krye të stolit të Realit të Madridit, të paktën sipas raportive të fundit nga mediat italiane dhe atyre spanjolle.

E si zëvendësues i spanjollit është folur shumë se do të jetë Antonio Conte, megjithatë për të frenuar disi këto zëra ka menduar vëllai i Antonios, Daniele Conte i cili është njëkohësisht edhe agjenti i trajnerit.

Në një intervistë për “Cadena Ser”, Daniele Conte ka theksuar se aktualisht Antonio është me pushime dhe së fundmi nuk ka patur asnjë kontakt me presidentin e Realit, Florentino Perez.

“Ai nuk ka marrë asnjë telefonatë nga drejtuesit e Realit, mund të them që bëhet fjalë për një klub të madh por nuk kemi patur kontakte”, ka shtuar vëllai i ish trajnerit të Chelsea.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA