
Sërish aksident i trefishtë në vend, njëra prej makinave fluturon sipër barrierave, një i plagosur
28/02 23:08
Atletja ruse e disiplinës në hedhjen e gjyles, është dënuar me një pezullim pasi rezultoi pozitive për përdorim të 4 substancave të ndaluara në testin e dopingut, duke u pezulluar me 4 vite.
Federata Ruse e Atletikës thotë se mostra e Tatyana Kachegina ka përbërë steroidin anabolik turinabol dhe stanozolol, si dhe ilaçin për zemër meldonium dhe GHRP-2, i cili bën trupin të prodhojë hormone.
Federata ruse thotë se edhe katër atletë tjerë rusë janë dënuar me pezullim. Tre kanë rezultuar pozitivë në testin e dopingut ndërsa njëri nuk ka dhënë mostrën e tij.
Top Channel