Në kthim për në Kosovë, Top Story vizitoi edhe Drenicën e Kosovës, aty ku lufta e serbëve ka qenë e pamëshirshme dhe ku prehen 57 trupa të familjes Jashari, bashkë me komandantin Adem Jashari.

Sot ky memorial në Prekaz, është kthyer në atraksion për mijëra turistë nga e gjitha bota. Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike është simboli i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës. Ai dha jetën për kufijtë e Kosovës, për ato kufij që sot hidhen në tryezë mes Thaçit dhe Vuçiç, në një nga zyrat e Bashkimit Europian.

“Kosova boll ka dhënë gjak. politikanët tonë që u kemi dhënë votën, nuk duhet ta sjellin Kosovën në këtë gjendje”, Haki Hasani, banor i Kushtovës.

“Unë po ju garantoj se tërmeti i gjithë kësaj do jetë Mitrovica dhe do të shkojë më tej”, – Agim Bahtiri, Kryetar i Mitrovicës Jugore.

Prekazi ndodhet vetëm 20 kilometra larg Urës së Ibrit në Mitrovicë, aty ku serbët duan të vendosin traun e kufirit mes dy shteteve. Në Mitrovicën e Veriut, pranë Zveçanit, prehet një tjetër hero, Isa Boletini për të cilin është folur jo pak për trimëritë e tij edhe në kancelaritë europiane të kohës.

Top Channel