Shërbimi Sekret amerikan thotë se disa pajisje me lëndë shpërthyese u janë dërguar me postë familjes Klinton, në shtëpinë e tyre në Nju Jork; shtëpisë së Barak Obamës në Uashington, si dhe zyrave të CNN në Nju Jork.

Një tjetër pako e dyshimtë u zbulua te Qendra “Time Warner”, Nju Jork, ku ndodhet qendra e CNN. Stafi u evakuua, por ende nuk është dhënë ndonjë raportim më i detajuar.

Mësohet se pakoja në zyrat e CNN ka qenë e dërguar për te ish-drejtori i CIA-s, John Brennan.

Ndërkohë, një tjetër alarm është dhënë te zyra e kongresmenes demokrate, Debbie Wasserman Schultz, në Florida. Stafi është evakuuar.

Zyrat e San Diego Union-Tribune po ashtu janë evakuuar pasi kanë vënë re një pako të dyshimtë. Në të njëjtën ndërtesë janw edhe zyrat e senatores Kamala Harris.

E njëjta situatë u zhvillua edhe në shtëpinë e Xhorxh Soros-it, një ditë më parë.

Stafi i presidentit Trump ka reaguar menjëherë, duke thënë se po i ndjekin të gjitha përditësimet me kujdes. Shumë politikanë të të gjitha kaheve politike kanë shprehur solidaritet.

 

FOTO GALERI
5/8
Një kongresmene amerikane në Florida, Debbie Wasserman Schultz, ka evakuuar stafin pas një alarmi të ngjashëm për bombë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA