Mbyllja e basteve si “Fundi i Marrëzisë”? Bushati sqaron ndryshimin në “Top Talk”

24/10/2018 16:01

I ftuar këtë të mërkurë në studion e “Top Talk” për të folur për nismën e qeverisë për mbylljen e pikave të basteve ka qenë anëtari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Ervin Bushati.

I ngacmuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, se përse duhet të besojmë se kjo nismë do të ketë sukses, ndryshe nga operacioni “Fundi i Marrëzisë”, i cili nuk e arriti qëllimin e tij, Bushati u shpreh se në këtë rast kemi të bëjmë me një ndryshim në ligj.

“Ka një ndryshim të madh, ai ishte një aksion i policisë për të kontrolluar pikat e jashtëligjshme me ligjin e vjetër. Ligji në vetvete kishte probleme, ne ndryshuam ligjin, madje kërkuam edhe 1 shtesë të afatit, sepse pamë se industria e basteve nuk po vinte në rakordim me ligjin. Nuk ndodhi, u shtuan pikat e basteve. Qeveria vuri në balancë, kush është efekti social e sa na kushton kjo industri, i hiqen financave të shtetit 50-60 milionë dollarë në vit. Por nuk mund të mbanim të gjallë një industri që s’po e mbanim nën kontroll”, u shpreh Ervin Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA