Pjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, janë gjetur këtë të martë në kopshtin e Konsullatës së Përgjithshme të sauditëve në Stamboll, sipas burimeve të Sky News.

Sipas raportimeve të fundit, që vijnë nga hetuesit turq që po hetojnë çështjen pasi siguruan të drejtën për të hyrë në mjediset e selisë diplomatike saudite, trupi i tij është prerë në copa dhe është varrosur pjesë pjesë.

Thuhet gjithashtu se fytyra e tij është shpërfytyruar. Ky njoftim vjen vetëm pak orë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi të dinte se “ku fshihej trupi” dhe se “cilët fshiheshin pas vrasjes” në një fjalim publik përpara anëtarëve të partisë së tij në pushtet.

Gjithashtu, CNN publikoi më herët pamjet e kamerave të sigurisë, që tregonin se gazetari Khashoggi kishte hyrë në Konsullatë, ndërsa një tjetër person kishte dalë prej andej, me veshje të njëjtë me gazetarin, por me këpucë të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA