Financimet sekrete greke, Artan Hoxha në “Top Show”: Duhet të nisë hetimi
23/10/2018 23:06
Top Show ka trajtuar këtë të martë çështjen e financimeve sekrete greke. Pjesë e panelit ka qenë edhe gazetari Artan Hoxha, i cili ndër të tjera ka bërë edhe thirrje për hapjen e hetimeve për këtë çështje.
“Duhet të nisë hetimi kryesisht për të vërtetuar nëse financimet greke, kanë hyrë në Shqipëri dhe me çfarë qëllimi”, u shpreh ai.
Sipas gazetarit Hoxha është e nevojshme të mësohet nëse ato para kanë ardhur për të cënuar interesat kombëtare shqiptare apo jo.
“Ky emision është duke u monitoruar sot nga ambasada greke në vend siç monitoron çdo gjë që ka të bëjë me Greqinë. Ne duam të dimë që ato para kanë ardhur për të cenuar interesat kombëtare shqiptare?”, u shpreh ai.
Top Channel