Një zjarr ka rënë në Mëzez të Tiranës, rreth orës 14:30.

Zjarri, pranë repartit të RENEA-s ka përfshirë një kodër dhe flakët po shtohen për shkak të erës, ndërkohë që rrezikohen të përfshihen nga flakët, edhe shtëpitë pranë.

Forcat e shërbimit të zjarrëfikjes dhe ato të policisë ndodhen në vendngjarje.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Top Channel