Kisha e Shën Dhimitrit në fshatin Mbreshtan të Beratit është lënë në harresë.
Kisha 150-vjeçare është e ndërtuar me gurë të bardhë të skalitur, me portë me qemer dhe me një stil si objektet e kultit të shekujve XVII dhe XVIII.
Sot, kisha është rrethuar nga ferra dhe me vështirësi mund të hysh brenda. Në portën e saj ruhen ende piktura dhe relike. Banorët thonë se kjo ka qenë nga kishat më të bukura, muret e brendshme kanë qenë me piktura e afreske, ndërsa ikonastasi ishte nga më të bukurit e zonës.
Kisha kishte dy këmbana që u tjetërsuan në vitet e diktaturës.
Mbreshtani ka patur 3 kisha, por dy prej tyre u shkatërruan në kohën e diktaturës dhe restaurimi i kësaj kishe do ta bëntë këtë fshat më të vizitueshëm, duke kthyer zonën në një atraksion turistik.
Top Channel