Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u bashkua me udhëheqësit evropianë të shtunën, duke i kërkuar Arabisë Saudite për më shumë përgjigje rreth çështjes Jamal Khashoggi, pasi Riadi ndryshoi historinë e tij fillestare dhe pranoi se gazetari vdiq më shumë se dy javë më parë në konsullatën e arabe në Stamboll.

Arabia Saudite tha të shtunën se Khashoggi, një kritik i princit de facto të fronit të vendit, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, kishte vdekur në një përleshje brenda ndërtesës së konsullatës.

Gjermania e quajti këtë shpjegim “të papërshtatshëm” dhe ngriti pikëpyetje nëse vendet duhet t’i shesin armë Arabisë Saudite, ndërsa Franca dhe Bashkimi Evropian kërkuan një hetim të thellë për të gjetur se çfarë ndodhi me kolumnistin e Uashington Post pasi hyri në konsullatë më 2 tetor për të tërhequr dokumente martesore.

Zyrtarët turq dyshojnë se Khashoggi, një shtetas saudit dhe rezident i SHBA, u vra brenda konsullatës nga një ekip i agjentëve sauditë dhe trupi i tij u pre në disa copa, për t’u zhdukur më pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA