Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu shtyu të shtunën dëbimin me forcë të banorëve të një fshati të pushtuar Beduin, në Bregun Perëndimor, tha një zyrtar qeveritar.
Fati i Khan al-Ahmarit ka ngjallur shqetësime ndërkombëtare pasi Izraeli tha se kishte planifikuar ta shkatërronte atë, që cilësohet si një kamp që strehon rreth 180 banorë.
Banorët e saj, të mbështetur nga aktivistët e huaj që janë mbledhur në këtë vend, kanë pritur që buldozerët të vinin në çdo kohë, pas afati i 1 tetorit nga Izraeli, që fshatarët të prishin shtëpitë e tyre, skadoi.
“Ne do të qëndrojmë vigjilentë dhe do të jemi të gatshëm për t’u përballur me bastisjen derisa të konfirmohet lajmi (i vonesës)”, tha Walid Assaf, një ministër i Autoritetit Palestinez i cili është përgjegjës për dosjen e vendbanimeve.
Plani i dëbimit kishte përfshirë zhvendosjen në një zonë rreth 12 km larg shtatë deponive. Por një zyrtar në zyrën e Netanyahut, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se një plan alternativ i zhvendosjes ishte duke u shqyrtuar, në koordinim me Autoritetin Palestinez.
Top Channel