Fusha e mbetjeve të Sheqit ka detyruar banorët pranë saj të braktisin shtëpitë. Askush nuk do që të jetojë në mes të detit, me mbetje që çdo ditë lëshojnë tym helmues dhe ndotin ujërat.
Të vetmit që qëndrojnë në këtë fushë janë disa persona që mundohen të nxjerrin bukën, nga ato që kanë hedhur të tjerët.
Edhe mbledhësit e vjetërsirave e dinë sesa e ndotur është e gjithë zona në këtë lagje të Fierit.
Kjo fushë mbetjesh është në këtë gjendje prej dekadash. Askush nuk i ka dhënë zgjidhje “bombës” ekologjike në hyrje të qytetit të Fierit.
Ndotja është alarmante në zonë, edhe për shkak se në kohë të mirë dhe pa shi, mbetjet këtu digjen. Ata që grumbullojnë metale i djegin.
Por, edhe ditët me shi janë tepër të ndotura, për shkak se në anë të kësaj fushe kalon edhe një lumë, i cili mbledh të gjitha mbetjet e lëngshme dhe i shkarkon në det. Helme, metale të rënda, kimikate gati acide shpërndahen në tokë me ujërat e shiut.
Top Channel