24/05 15:52
Manchester City ka fituar 5-0 ndaj Burnley dhe ka marrë kryesimin e kampionatit anglez të futbollit.
Aguero hapi serinë e golave për skuadrën e Guardiolës, ndërsa më pas shënuan me radhë Bernardo Silva, Fernardinho, Mahrez dhe Leroy Sane.
Fitore minimale 0-1, por mjaft të rëndësishme për të ruajtur ritmin e kryesuesve, mori edhe Tottenham, në transfertën e zhvilluar ndaj West Ham. Sfida u vendos nga një gol i shënuar nga fantazisti argjentinas Eric Lamela në minutën e 44-t, ndërsa Tottenham barazon Chelsea-n me 21 pikë, në vendin e dytë të renditjes.
Top Channel