Liderët e dy partive në koalicionin qeverisës të Italisë, vijojnë përplasjet në distancë, në lidhje me një pikë të buxhetit të ri, që duket se ka nxjerrë në pah kontradiktat mes tyre, ndonëse qeverisin bashke prej vetëm disa muajsh.

Bëhet fjalë për një amnisti të parashikuar në buxhetin e 2019-ës, për të cilën kreu i lëvizjes “5 Yjet”, Luigi Di Maio tha se është shtuar fshehurazi dhe pa miratimin paraprak të tyre.

Kjo gjë u mohua menjëherë nga kreu i Ligës, Matteo Salvini, që tha se Di Maio kishte dëgjuar më vëmendje të gjitha pikat e buxhetit, të lexuara nga kryeministri Conte dhe kishte dhënë miratimin e tij.

Vetë kryeministri i bashkë-zgjidhur i koalicionistëve, ka thirrur një takim ditën e sotme, për të bërë ballafaqimin rreth kësaj çështjeje dhe për të zbutur kontradiktat mes palëve.

Buxheti i 2019-ës në Itali planifikon rritje të deficitit deri në 2.4%, rritje të shpenzimeve të mirëqenies, ulje të moshës së pensionit dhe një amnisti ndaj kompanive që kanë detyrime ndaj shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA