Papa Françesku po merr seriozisht në konsideratë një vizitë të paprecedentë në Korenë e Veriut, por më parë duhet të plotësohen disa kushte.

Një ftesë nga udhëheqësi i vendit, Kim Jong-un i është dorëzuar Papës nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, që është katolik, gjatë një audience private në Vatikan.

Zyra e presidentit koreano-jugor tha se Moon kishte shprehur dëshirën e Kim Jong-unit për një vizitë të Atit të Shenjtë në Korenë e Veriut, me një ftesë formale drejtpërdrejt nga Peniani që do të pasojë.

“Papa ka shprehur dëshirën e tij. Presim që ftesa të formalizohet”, tha Sekretari i Shtetit në Vatikan, Kardinali Pietro Parolin, duke folur për gazetarët.

Koreja e Veriut është një nga vendet më të kritikuara në botë për persekutimin e të krishterëve, mijëra prej të cilëve syrgjynosen në kampet e punës.

Ftesa e Kim Jong-unit pason ndërkohë një kërkesë këtë javë nga dy peshkopë kinezë, që Papa Françesku të vizitojë Kinën, pas një marrëveshjeje mes Pekinit dhe Vatikanit muajin e shkuar për emërimin e peshkopëve në shtetin komunist.

Sidoqoftë, Papa ka publikuar deri më tani qëllimin e tij për të vizituar Japoninë, vitin e ardhshëm, një udhëtim ky që mund të zgjerohet për të përfshirë ndoshta edhe vizita simbolike në Kinë dhe në Korenë e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA