Të gjitha zonjat e Bashkisë së Tiranës kanë marrë sot një e-mail ndërgjegjësues per të kryer ekzaminimin mjekësor falas.

Dërguesi i mesazhit ishte vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili i fton të gjitha punonjëset e Bashkisë së Tiranës që të tregojnë kujdes dhe të kryejnë kontrollet mjekësore me qëllim zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

“Jemi në muajin Tetor, muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit! Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit e të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat. Në kuadër të kësaj fushate ndërgjegjësimi, Z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë, na fton që këtë muaj të ndërgjegjësohemi të gjithë për të rritur vëmendjen dhe kontrollet! Zonja të nderuara, E keni ju në dorë të shpëtoni jetën tuaj! Ndaj drejtohuni në poliklinikat dhe spitalet rajonale, caktoni ditën e ekzaminimit për të kryer mamografinë falas”, thuhet në email-in që kanë marrë të gjitha punonjëset e Bashkisë së Tiranës sot.

Pjesa me e madhe e stafit dhe e bashkëpunëtorëve të tij në Bashkinë e Tiranës janë gra dhe vajza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA