Menjëherë sapo parlamenti maqedonas u hapi udhë ndryshimeve kushtetuese, për të proceduar më pas me miratimin e ndryshimit të emrit në Republikën e Maqedonisë Veriore, reagoi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama uroi për “lindjen” e kësaj republike të re, ndërsa nuk ngurroi të komplimentojë kryeministrin Zoran Zaev dhe të gjithë ata që punuan për të arritur këtë sukses.

“Gëzuar ditëlindjen Republika e Maqedonisë Veriore. Urime të përzemërta kryeministrit Zoran Zaev dhe të gjithë atyre që luftuan për këtë moment historik. Një derë e re e të ardhmes u hap sot për dy popujt tanë në Republikën e Maqedonisë Veriore”, shkroi Rama në Twitter.

Qeveria e Maqedonisë ia doli mbanë të sigurojë votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugën ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë ,në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik të fqinjit tonë.

Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese. Tashmë qeverisë i jepen 15 ditë kohë për të paraqitur në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.

  Emri i Maqedonisë, miratohet me 80 vota pro nisma për ndryshimet kushtetuese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA