Aplikacionet e rrjeteve sociale kineze kanë kohë që përpiqen të fitojnë sa më shumë përdorues jashtë tregut vendas.

Dhe TikTok po e ndryshon këtë situatë. Në vetëm dy vite aplikacioni ka mrekulluar afërsisht gjysmë miliardi me përdorues dhe 40% e tyre janë jashtë vendit  të cilët mund të shpërndajnë video të shkurtra duke kënduar, gatuar apo thjesht duke u argëtuar.

I krijuar nga një kompani me bazë në Pekin, TikTok ka fituar një famë ndërkombëtare duke lënë pas dhe gjigandët kinez të platformave të mediave sociale si Tencent’s (TCEHY) WeChat, Sina Weibo (WB) dhe Alibaba’s (BABA) Youku.

Aplikacionet që krijojnë videot e shkurtra në rrjetet sociale kapën sukses të madh këtë vit. Tre prej të cilave janë më të shkarkuarat globalisht. Dhe kompania ByteDance ka në pronësi dy prej tyre: TikTok dhe Vigo. I treti është Instagrami, në pronësi të Facebook.

Suksesi i ByteDance po tërheq shumë investor. Aktualisht është në bisedime me kompaninë kryesore të teknologjisë  SoftBank (SFTBY) rreth një financimi që shkon rreth 75 miliardë dollar.

Një diferencë domethënëse nga vlerësimi i vitit të kaluar, ku si kompani vlente rreth 20 miliardë dollar.

Kjo do ta çonte ByteDance  në listën e kompanive me gjetjen më të rëndësishme teknologjike, pranë Uber.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA