Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati 12/06 22:04
Seksizmi, ngacmimi dhe dhuna kundër femrave po përhapen shumë në parlamentet evropiane, sipas një studimi të publikuar të enjten.
Unioni Ndërparlamentar dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dolën në këtë përfundim pas intervistave me 123 femra, 81 deputete dhe 42 pjesëtare stafi nëpër parlamente, nga 45 vende evropiane.
Nga femrat e intervistuara, 47% e tyre thanë se kanë marrë kërcënime me vdekje ose përdhunim, ndërsa 68% thanë se kanë qenë objekt i komenteve seksiste. Vetëm 25% e tyre pranuan se kanë përjetuar dhunë seksuale.
Top Channel