Rama bën check-up, Kryeministri inspekton laboratorët e kontrollit mjekësor

18/10/2018 19:21

Edi Rama u paraqit në Poliklinikën nr 9 për t’iu nënshtruar kontrollit bazë të shëndetit të tij fizik, i njohur ndryshe edhe si check-upi.

Përpara mjekëve, Kryeministri mbrojti programin për check-upin duke treguar se në vendet perëndimore është një detyrim.

“Duhet t’i shtyjmë ne njerëzit sepse ende nuk është pjesë e kulturës. Për të punuar në Komisionin Europian, duhet më parë të kesh bërë check-up-in”, tha Kryeministri.

Rama theksoi edhe njëherë se ky kontroll është falas për qytetarët dhe paguhet nga shteti.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri inspektoi edhe laboratorët ku kryen analizat.

Top Channel