Antoinne Griezmann po kthehet në qendër të vëmendjes së merkatos së transferimeve në Francë. Paris Saint German duket se po mendon të studiojë ofertat për Neymar me brazilianin që po kërkon sërish largimin nga klubi transalpin.
Sipas disa prej mediave në vend, Griezmann shihet si zëvendësuesi ideal i Neymar, një ide që do të përforcohet akoma më shumë nëse sulmuesi i Atletico madrid në dhjetor do të fitojë edhe Topin e Artë.
Mësohet se për Griezman, paris Saint germain është gati të paguajë 150 milionë Euro për të blerë kartonin e futbollistit. Kjo lëvizje do të lejonte kampionët e Francës që të formonin një dyshe fantastike në repartin e sulmit së bashku me Kylian Mbappe.
Duke u kthyer te Neymar, drejtuesit e Paris Saint Germain do të hyjnë në tratativa me ato klube që do të ofrojnë më shumë se 200 milionë euro për të. Braziliani prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes së Realit të Madridit, ndërkohë që në Spanjë po flitet për dëshirën e tij për t’u kthyer te Barcelona. por përveç dy klubeve gjigande iberike, për Neymar duket së kanë shfaqur interes edhe skuadra të Premier Leagues, por edhe atyre të kampionatit kinez e SHBA.
Top Channel