Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka renditur shkeljet që bën urdhri i datës 15 tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për regjistrimin e portaleve “online” në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre.
Sipas Vokshit, ky urdhër është në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike dhe është në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Deputetja demokrate, si kryetare e Komisionit Parlamentar për Median, i ka kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhri antikushtetues dhe antiligjor.
“Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore, siç është liria e shprehjes dhe e medias, përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama”, shkruan Vokshi në Facebook.
Top Channel