Me transmetimin e filmimeve sot në mbrëmje gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vendosi largimin e menjëhershëm nga detyra të tre inspektorëve, të përfshirë në një akt korruptiv.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sërish gjen rastin të falënderojë emisionin investigativ “Fiks Fare”, por edhe sipërmarrësit për kontributin që po japin në luftën kundër korrupsionit dhe në evidentimin e rasteve në rradhët e administratës tatimore”, thuhet në një njoftim zyrtar.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve premton se nuk do të tolerohet asnjë sjellje joetike, dhe abuzive ndaj biznesit, e që bien ndesh me parimet që udhëheqin këtë institucion.

Gjithashtu, nxit median, sipërmarrjen dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast korruptiv.

  E kapin pa licencë, 700 euro ryshfet për të mos mbyllur biznesin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA