“Një zanat nuk të lë kurrë në baltë”, thotë një shprehje e popullit që tregon rëndësinë që ka një profesion i duhur. Në 3 vitet e fundit në vendin tonë ofrohen programe 2-vjeçare studimi nga kolegje universitare dhe universitete publike e private. Vetëm këtë vit u hapën 46 programe të reja duke e çuan në 66 numrin total të tyre. Në të po studiojnë rreth 1300 studentë.

“Nga këta 1300 studentë nuk janë vetëm me mesatare nën 6, por edhe të tjerë që preferojnë një profesion para “bacelorit”. Këto programe janë të kërkuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe ne në rajon e më gjere. Sigurisht që kushtojnë pasi teoria gërshetohet me praktiken e laboratorët janë të shtrenjta”, shprehet Arjan Xhelaj.

Ka shumë vende të botës që ofrojnë diploma 2-vjeçare si Franca apo Gjermania, Italia. Në një kohë që shumë të diplomuar në universitete po punojnë në vende që nuk justifikojnë shkollimin e tyre, diploma profesionale është një trend për t’u ndjekur. Prej tyre dalin teknikë komjuteri, llogaritarë, babisiterë, menaxherë turizmi, mekanik hidraulik.

“Ka ardhur në rritje hoteleri turizmi, degët elektrike, mekanikë, kompjuterë, edukimi, mekanikë automobilash, babysittineg për fëmijë të moshës 0 deri në 3 vjeç”, thotë Xhelaj.

Top Channel