
25/02 18:25
Canelo Alvarez ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me vlerë 365 milionë dollarë. Kjo është marrëveshja më fitimprurëse në historinë e sportit, sipas promovuesit të tij, Oscar De La Hoya.
Marrëveshja e Canelos është për 11 ndeshje boksi.
“Canelo është atleti më i paguar në botë, ai është shumë i lumtur,” shprehet De La Hoya për ESPN.
Fama e Alvarezit gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm pas ndeshjeve me yjet e boksit Gennady Golovkin, Amir Khan dhe Julio Cesar Chavez Jr.
Ndeshja e parë e Canelos nën kontratën e re do të jetë më 15 dhjetor ndaj Rocky Fielding, në Madison Square Garden të Nju Jorkut.
Top Channel