AKEP njoftoi se portalet të cilave iu kërkua të regjistrohen në QKR kanë reaguar pozitivisht, ndërkohë që OSBE u bëri thirrje autoriteteve shqiptare t’i rishikojnë këto masa, të shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme për trajtimin e çështjes së shpifjes dhe të fillojnë një debat gjithëpërfshirës me aktorët relevantë të shoqërisë civile dhe medias.

“Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online”, është shprehur Harlem Désir, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias.

  BIRN për vendimin e AKEP: Shkelje e Kushtetutës

OSBE u bëri thirrje autoriteteve shqiptare t’i rishikojnë këto masa, të shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme për trajtimin e çështjes së shpifjes dhe të fillojnë një debat gjithëpërfshirës me aktorët relevantë të shoqërisë civile dhe medias.

“Është tejet e rëndësishme që të sigurohet më shumë informacion rreth objektivave të saktë të masave të shpallura, si edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur këto 44 faqe interneti”, shton Harlem Désir.

OSBE kërkon sqarime për bazën ligjore të kërkesës për publikimin e NIPT-it nga ana e këtyre faqeve interneti, si edhe për bazën ligjore për mbylljen e faqeve të internetit. Por AKEP thotë se sipas nenit 2, pika 5 e ligjit për shoqëritë tregtare, nëse tregtari ka një faqe interneti duhet të publikojë të gjitha të dhënat e njoftuara në QKR.

Ndërkohë gazetarët e rrjetit investigativ për Ballkanin, BIRN nuk i janë bindur urdhrit të AKEP që sipas tyre është në kundërshtim të veprimtarisë së këtij institucioni.

Kundër AKEP ka dalë dhe Partia Demokratike, e cila ka kërkuar zyrtarisht që të pezullohet urdhri. Kurse rrjeti BIRN këmbëngul në shkelje të Kushtetutës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA