Kisha Ortodokse Ruse ka shkëputur lidhjet me Patriarkana e Kostandinopojës në shenjë proteste për miratimin e kërkesës së Ukrainës për një kishë “autoqefale” ose të pavarur.
Por, pse ky vendim?
Në radhë të parë sepse është pjesë e konfliktit Rusi-Ukrainë. Kisha Ortodokse ukrainase intensifikoi përpjekjet për pavarësi në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë.
Në radhë të dytë, është kthyer në çështje personale. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko thotë se pavarësia e Kishës është një Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko thotë se pavarësia e Kishës është një çështje e sigurisë kombëtare.
Në radhë të tretë, mund të ketë luftë për pronat e kishës. Presidenti Poroshenko akuzon Kremlinin se po përpiqet të nisë një luftë fetare dhe ka paralajmëruar se agjentët rusë mund të përpiqen që të kapin pronat e kishës.
Në radhë të katërt, miliona persona ndikohen. 150 milionë ndjekësit e Kishës Ruse e bëjnë Rusinë lider në botën ortodokse. Por, Kostandinopoja ka qenë tradicionalisht “e para mes të barabartëve” dhe tani po mbështet krijimin e një Kishe të re Ortodokse me bazë në Kiev.
Në radhë të pestë, mund të përhapen tensione në Ballkan. Ndarja e kishave është një çështje e vështirë për kishat ortodokse në Evropën Lindore dhe udhëheqësit e tyre do të duhet të zgjedhin njërin krah.
Top Channel