Në vijim të kontrolleve të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim, policia e Shkodrës ka arrestuar një 39-vjeçar për armëmbajtje pa leje.
Blerim Beqiri, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, u arrestua gjatë një kontrolli të befasishme në një lokal, pasi policia i gjeti në trup një armë zjarri pistoletë të mbushur me fishek në fole.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e 39-vjeçarit Policia gjeti dhe 370 fishekë luftarakë model 56.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Top Channel