Pabarazia, thuajse gjysma e popullsisë jeton në kufijtë e varfërisë ekstreme

17/10/2018 16:32

Pavarësisht përparimit në zvogëlimin e varfërisë ekstreme, gati gjysma e popullsisë në botë jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë, duke shënuar kështu rritje të të varfërve në vendet e pasura. Ky është konkluzioni i Bankës Botërore, bërë publik këtë të mërkurë.

Në raportin e dytë vjetor, Banka Botërore ka analizuar më gjerësisht çështjen e varfërisë, ndonëse shifra e personave që jetojnë në varfëri ekstreme, – e përcaktuar e tillë kur një person fiton më pak se 1.9 dollarë në ditë, – ka vazhduar të ulet në vitet e fundit.

Bazuar në gjetjet e raportit të fundit, varfëria në nivel global është ende tejet e lartë, pasi rritja ekonomike nuk ka qenë e njëjtë për të gjitha rajonet dhe shtetet.

Sipas Bankës Botërore, numri i përgjithshëm i personave që jetojnë në varfëri ka rënë në më shumë se 68 milionë persona, mes viteve 2013 dhe 2015. Mirëpo, pavarësisht përparimit, në raport është thënë se trendet aktuale tregojnë se synimi i Bankës Botërore për të ulur nivelin e varfërisë ekstreme në më pak se 3 për qind të popullsisë botërore, mund të jetë i paarritshëm.

Me një vlerë ditore prej 5.5 dollarësh në ditë, varfëria globale ka rënë në 46 për qind, nga 67 për qind në periudhën e viteve 1990-2015.

Po kjo bankë ka raportuar muajin e kaluar se, varfëria ekstreme ka rënë në 10 për qind në vitin 2015, ndonëse ka njoftuar edhe njëherë se në disa shtete nuk është ndarë në mënyrë të barabartë rritja ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA