Nëna me 3 fëmijë jeton në mes të pyllit: Oj nënë, pse më bëre?!

17/10/2018 12:51

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha solli në vëmendjen e publikut rastin e një gruaje të dhunuar nga burri, e cila tashmë jeton me 3 djemtë e saj të mitur në mes të pyllit.

Në Facebook, gazetarja shkruan:

“Oj nënë pse më bërë”. Florinda Lleshi shkel një shtegu mes përmes pyllit dhe nxjerr dëshpërimin prej shpirtit, duke mallkuar edhe gruan me të rëndësishme për të, gruan që e solli në jetë.

Florinda po më çon drejt kasolles në të cilën ka përfunduar në mes të maleve, qyqe e vetme dhe me 3 fëmijë të mitur. Ajo vendosi të dalë prej martesës për shkak të dhunës barbare. Ishte 21 vjeçe kur u martua me shkuesi, jetonte atje në Mirdite dhe krushqi pas krushqie i thanë se i kishin gjetur një djalë nga familje e mirë. Është nga Kukësi i thanë, familje e mirë, djalë punëtor.

Por gjithçka rrodhi më tej, që tepër larg ëndrrave të saj. Në një rast, pasi kishte punuar gjithë ditën si kafshë në arë kur u kthye në shtëpi ajo u dhunua aq shumë sa vendosi t’i jepte fund jetës dhe piu fotoksinë. Jetoi.

Në 2015, i shoqi e goditi me sëpatë në kokë. Një muaj në spital, nuk bëri zë. Nuk denoncoi pavarësisht plagëve. Florinda u kthye sërish aty në zonën e Farkës së Madhe ku jetonin të gjithë bashkë me shpresën se kur të nesërmen të lindte dielli edhe jetës së saj do i hapej një faqe e re.

Nuk pati asnjë rreze në asnjërën prej ditëve që vijnë njëra pas tjetrës. Përkundrazi,
kur nuk mundi më të duronte dhunën, Florinda i tha stop gjithçkaje. Në fund të 12 viteve martese, ajo u nxor nga shtëpia me rrobat e trupit dhe 3 djemtë e vegjël. Pa asnjë shpresë për të trokitur për ndihme, e ndërsa mbi vete ka dy urdhra mbrojtjeje, ajo ngriti një kasolle aty në pyll, pranë shtëpisë së ish-burrit.

Dhe ndërsa i dha fund një torture, për të ka nisur një torturë e re, uria. Kasollen e ka mbuluar anash me batanije dhe rrecka rrethanore që era te mos fryje e shiu mos të hyjë brenda. Do të jetojë si njeri. Do që t’i vërë në gjumë fëmijët të ngopur. Që bijve mos t’ua ngrohë duart me frymën e saj.

E pamundur. Ka një vit e gjysmë që jeton si të jetë e padukshme, ajo e padukshme, të tre fëmijët të padukshëm. Por ajo e ka një emër, quhet Florinda është vetëm 33 vjeçe. Fëmijët e saj quhen Fatmir, Fabian dhe Armen dhe janë 10 , 8 dhe 6 vjeç. Janë në shkollën e Farkës së Madhe dhe nëse ndodh ti’ takoni dijeni se e ëma ka ecur mes përmes një pylli, ka udhëtuar 40 minuta në këmbë për t’i çuar në shkollë. Dhe secilit prej tyre kur i ve në gjumë u tregon përralla me ushqim të ngrohtë.

  Bashkia e Tiranës në ndihmë të nënës së dhunuar dhe tre fëmijëve të saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA